Një tabelë që djeg më fort se bombat: Kur e vërteta e Gazës del në mes të Shkupit

PRESSJE.TV / Furkan Abdula

Ka momente kur një tabelë e thjeshtë flet më fort se dhjetëra deklarata diplomatike. Një veprim qytetar i ka shqyer maskën një hipokrizie që shitet si humanizëm, por që në thelb është propagandë. Ajo tabelë nuk dekoron një park; ajo akuzon një krim.

Ndërsa fëmijët në Gaza vriten, uriten dhe gjymtohen, i njëjti shtet që prodhon këtë tragjedi kërkon të shfaqet si bamirës në Shkup. Kjo nuk është ndihmë, por pastrim imazhi. Të ndërtosh lodra këtu, ndërsa shkatërron jetë atje, është dyfytyrësi e pastër.

Sionizmi institucional flet me dy gjuhë: për kamerat – parqe dhe buzëqeshje; për palestinezët – bomba, uri dhe amputime. Kjo nuk është rastësi, por ideologji.

Fakti është i qartë: parku në Aerodrom nuk u quajt zyrtarisht “Parku i Gazës”. Ai u ndërtua nga Ambasada e Izraelit mbi një kënd lojërash ekzistues. Qytetarë të ndërgjegjshëm vendosën një tabelë që thotë të vërtetën: “Në kujtim të përjetshëm të fëmijëve palestinezë, viktima të gjenocidit të kryer nga Izraeli – Parku i Fëmijëve të Gazës.” Ky ishte reagim ndaj një shfaqjeje propagandistike, në një kohë kur “armëpushimi” në Gaza po shkelej qindra herë dhe numri i fëmijëve të vrarë kishte kaluar çdo kufi njerëzor.

Ky nuk është vandalizëm. Është kujtesë dhe refuzim për t’u bërë skenë e hipokrizisë. Shoqëria që hesht bëhet bashkëfajtore. Detyra jonë është ta emërtojmë krimin, ta demaskojmë propagandën dhe ta refuzojmë normalizimin e shfarosjes.

Liri për Palestinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top